-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: Zoti Kryeministër, kursejuani fyerjet dhe banalitetet shqiptarëve!

Kryesoret

Zëdhënësi i fushatës së Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ferdinand Dervishi në një deklaratë për mediat ka folur rreth fjalorit të Ramës gjatë kësaj fushate. Dervishi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të kursejë fyerjet dhe banalitet shqiptarëve.

Deklarata e Ferdinad Dervishit:

“Zoti Kryeministër, keni disa ditë që jeni futur mes nënave dhe motrave tona, sepse kontrolli mbi administratën dhe pushteti, që u keni dhënë patronazhistëve, ua mundëson këtë.

Por nuk keni asnjë të drejtë, as si Kryeministër, as morale, as humane, që të talleni duke ua quajtur burrat çyrykë dhe autikë.

Ato vajza dhe gra atje në Peshkopi jetojnë mes varfërisë dhe e kanë mendjen te hallet e përditshme dhe te mbijetesa e familjes.

Ato as nuk e njohin dhe as nuk e kuptojnë bagazhin e pështirë të fjalorit dhe nënkuptimeve të mendjes suaj, që ju përdorni mes bashkëpunëtorëve të të njëjtit lloj.

Ndërsa dje, Zoti Kryeministër, mblodhët fëmijët në një plazh dhe nisët tu tregonit fotot tuaja nudo – duke mbetur sërish në nivelin e mendjes suaj.

A do ishte më mirë që ta këpërceje veten dhe fëmijëve shqiptarë t’u tregoje se cilët duhet të jenë idhujt që duhet të ndjekin në jetë?

A do ishte më mirë tu kishit treguar fëmijëve ndonjë histori suksesi në biznes, në art, në shkencë?

Zoti Kryeministër kursejuani fyerjet dhe banalitetet shqiptarëve!

Sepse nuk gjendeni në të njëjtin realitet.

Ju flisni nga Kopshti i Edenit 4 milionë dollarësh dhe pas shishes me verë 33 mijë euroshe.

Ndërsa shumica e shqiptarëve, sidomos për shkak të pushtetit të tuaj të korruptuar fund e krye, vazhdon të jetë “anës detit e palarë”, “pranë sofrës e pangrënë” dhe “pranë dijes e panxënë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit