-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e porositi vrasjen e Lulëzim Mashës? Dumani nxjerr emrat e botës së krimit

Kryesoret

Vazhdon gjyqi dhe përplasjet në Gjykatën e Posaçme për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon me rrëfimet e tij. I pyetur nga avokati Sokol Hazizaj, Dumani zbuloi njohjen e tij me Aleksandër Bahon, krahu i djathtë i Endrit Alibej.

“Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.

Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di. Njohjen me Suel Çelën thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.

Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?

Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.

Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?

Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit