Ditën e sotme kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri u paraqit për të tretën herë radhazi në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Myzyri është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim.
Ai po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, mbi dyshime të ngritura për një procedurë të institucionit që drejton. Myzyri pas daljes nga SPAK ku qëndroi gati 3 orë qëndrimi nuk dha asnjë koment për gazetarët.