-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatikani: Papa Françesku do të varroset më 26 prill

Kryesoret

Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, njoftoi Vatikani të martën.

Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.

Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm.

Të martën, Vatikani publikoi fotografitë e para të papës në arkivolin e tij të hapur, para se ai të transferohej në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në orën 09:00, për t’u vendosur për homazhe publike.

Trupi i papës u fotografua gjatë një shërbese të hënën në mbrëmje në kapelën e Casa Santa Marta, rezidenca në Vatikan ku ai jetoi gjatë 12 vjetëve të papatit të tij dhe ku ndërroi jetë.

Liderë botërorë, nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deri te Volodymyr Zelensky i Ukrainës, thanë se do të marrin pjesë për të nderuar udhëheqësin katolik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit