-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq nga goditja në tru, testamenti i Papës: Më varrosni jashtë Vatikanit

Kryesoret

Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru. Ky është shkaku i vdekjes i cili është konfirmuar nga shteti i Vatikianit.

Goditja në tru herët mëngjesin e së hënës çoi në koma dhe dështim të zemrës tek kreut 88-vjeçar të Kishës Katolike, Deklarata gjithashtu vuri në dukje se Françesku vuante nga disa probleme të tjera shëndetësore.

Mediat italiane patën raportuar më parë se shkak i vdekjes ishte një hemorragji cerebrale. Gazeta “La Repubblica”, për shembull, citoi mjekët në spitalin Gemelli, të cilët kishin trajtuar Françeskun për probleme me frymëmarrjen muajt e fundit.

Papa Françesku tha se dëshironte të varrosej në një varr “të thjeshtë” në Bazilikën e Romës. “Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Francisco”, tha Papa në testamentin e tij, i cili u publikua nga Vatikani. Ai do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit