-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i 11-vjeçarit të plagosur: 1 minutë vonesë, djali nuk do jetonte më

Kryesoret

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë nga atentati i para disa ditëve në Unazën e Madhe të Tiranës, ka reaguar, ku ka treguar momentet e para të ngjarjes së rëndë.

Përmes një mesazhi dërguar Opinionit thotë se fëmijët i mori ai nga vendngjarja dhe i dërgoi me automjetin e tij në Spitalin e Traumës. 1 minutë më shumë vonesë, do të ishin fatale për 11-vjeçarin.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”.

Të enjten që kaloi, një automjet Benz G-Class me 4 persona u qëllua me breshëri arme. Brenda mjetit ndodhej shoferi 34-vjeçar, dy vëllezër 11 dhe 17 vjeç, si dhe një 19-vjeçar. Të gjithë mbetën të plagosur, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në Itali.

Policia dyshon se atentatorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Në momentet e para të atentatit, ka qenë babai i dy djemve 11 dhe 17 vjeç, i cili udhëtonte me makinë tjetër, ai i cili mori fëmijët dhe i dërgoi të Trauma brenda një kohe shumë të shkurtër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit