-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përndoqi pasuesin e saj, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Kryesoret

Ish drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës Irini Shehu u arrestua pasi u shkarkua nga detyra disa javë më parë. Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e financës, pasi Shaban Uklala e denoncoi atë në polici.

Ajo është paraqitur sot në spital dhe ka patur përplasje me punonjës të spitalit. Gjithashtu Shehu dyshohet se ka përndjekur drejtorin aktual të këtij spitali, Rruzhdi Deda i cili e pasoi atë në detyrë pasi u shkarkua.

Kështu prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, e cila mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit. Ajo e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit