Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Vorë dhe Kashar hodhi akuza ndaj qeverisë Rama.
Balliu u shpreh se qeveria Rama ka 12 vite që vetëm ka vjedhur. Ai tha se Rama së bashku me Ballukun dhe Xhaçkën ka ka vjedhur paratë dhe të ardhmen e qytetarëve. Gjithashtu u bëri thirrje që të votojnë numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Të nderuar miq, për 12 vite Edi Rama, ka vjedhur, ka plaçkitur gjithçka i ka dalë përpara. Ka vjedhur të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka vjedhur të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Ai ka vjedhur gjithçka i doli përpara. Vodhi me rrugët, vodhi me bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës dhe në çdo bashki tjetër.
Vodhi në ministri me Lubi Ballukun. Vodhi me Erion Veliajn, vodhi me Olta Xhaçkën, vodhi me Delina Ficon, vodhi me këdo që kishte partner. Vodhi paratë tuaja. Në 12 vite, nuk ka bërë asnjë investim për Shqipërinë. Nuk ka bërë asnjë investim për qytetarët. Dhe sot ka fytyrë të vijë dhe të ftojë qytetarët shqiptarë, duke i quajtur ata dikë çyryk, e dikë gjëra të tjera.
Nga ana tjetër, u kërkon fëmijëve që të shohin fotot e tij nudiste, sepse ai është një njeri pa Zot, pa familje, pa komb, thjesht dhe vetëm një hajdut që ne duhet ti japim përgjigjen më 11 Maj.
Ne sot më shumë se kurrë dhe më të fortë se kurrë, vijmë, jo vetëm me frymën e ndryshimit. Ne sot vijmë me një program konkret që zgjidh problemet që shkaktoi partia socialiste. Ne vijmë me një program konkret që zgjidh problemet dhe hallet e shqiptarëve. Ndërsa Edi Rama vjen me tallave.
Shqiptarët nuk zgjedhin tallave, por zgjedhin zgjidhjen. Zgjidhja për më 11 Maj, është Aleanca për Shqipërinë Madhështore.”, tha Balliu.