Ditën e sotme në Sarandë dy mjete lundruese, njëra gomone dhe tjetra motoskaf plastik, të cilat qarkullonin pa çertifikatën e operatorit turistik tek 3 ishujt në Ksamil janë gjobitur me 100 mijë lekë gjobë. Gomonia ishte në pronësi të E.M., dhe motoskafi plastik në pronësi të R.L.
Gjithashtu u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë.
Ndërsa drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë siguron qytetarët dhe turistët se do të vijojë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e turizmit detar.