-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Rexhepi: Kjo është e vërteta ime për vrasjen e Jan Prengës

Kryesoret

Dritan Rexhepi ka dëshmuar për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje duke dhënë versionin e tij.

Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj qe vuaja dënimin.

Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Per trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, ne ate kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar.

Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen qe kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjell avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor.

Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për te dhene para lidhur me trafikun e drogës.

Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e nje sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri.

Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka qe kishte ndodhur në Shqipëri” është shprehur Rexhepi në dëshminë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit