Mbrëmjen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët pranë stacionit të trenit, në lagjen nr.4 në Durrës. Nuk raportohen për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Menjëherë kanë arritur dy mjete zjarrfikëse dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.