Tronditet Turqia. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është regjistruar afër Stambollit ditën e sotme. Ai është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë.
Tërmeti, sipas mediave lokale, është ndjerë në provincat përreth si dhe në Stamboll. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, u shpreh: “Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, në Detin Marmara, në Stamboll.
Për tërmetin i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje, AFAD dhe të gjitha ekipet e agjencive tona kompetente kanë nisur hetimet në vend. Uroj shërim sa më të shpejtë qytetarëve tanë që u goditën nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin tonë”.