Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përvetësuar 224 mijë metra katrorë në Gjipe dhe Manastir.
Berisha akuzoi edhe zv.kryeministren Belinda Balluku e cila sipas tij, kishte si detyrë të mbikqyrte punimet për inceneratorin.
“E morët vesh ju, Tërmeti 60 mln euro drejtorëve të vet, 5D e Tiranës. Ju garnatoj se në Gjirokastër nëse do investoheshin 60 mln euro, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë qark. Po me kë i ndan Tërmeti, i ndan me Kumbaron, Edi Ramën.R
Rama thotë nuk ka një fakt për mua. Nuk je ti që i ke dhënë McGonigal 220 mijë dollarë për ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e faktojnë gjkatat amerikane. Cfarë fakti do. I kanë ardhur lajmet dhe cdo ditë “rroftë e qoftë Altin Dumani”, ju garantoj që dhe Nuredinit do t’i thurte poema se do të shpëtojë nga dosja “McGonigal” . Gjeni fakte thotë për mua se dardhat i kanë ngrënë të tjerët. Po ato 224 mijë metra katrorë tokë të Manastirit dhe në Gjipe. Kush i mori, cfarë lidhje kishe ti me to. Lexoni, Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se kanë qenë më të varfërit e Vunoit dhe tani na dalin me dhjetëra ha prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama. Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbiu apo ti dhuroi gruaja?
Po 130 mln euro të djegësit të Tiranës, shkoi në gjykatë dosja, 2 drejtorë kanë shkelur ligjin, por para s’kanë marrë ata, ka firmosur Edi Rama. Dhe ajo që duhet të vëzhgonte punimet ishte lubi Balluku e cila s’ka bërë asnjë raport pse? Sepse e shihte se dardhat i hante Edi Rama. Tani thotë lavdi hajdutëve të mi.”, tha Berisha.