-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Me 11 maj braktisja e shqiptarëve dhe fëmijëve me nevoja speciale merr fund

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për media foli rreth gjuhës denigruese në fushatë. Këlliçi u shpreh se kryeministri Edi Rama në këto 12 vite ka vjedhur popullin shqiptar dhe i ka detyruar që të emigrojnë.

Ai theksoi se me 11 maj kjo do të marrë fund pasi sipas tij shqiptarët do të tregojnë se janë komb me vlera. Këlliçi nënvizoi se familja është thelbi i tyre dhe dhe së bashku do të sjellin ndryshimin dhe bashkimin e tyre.

“Tani po të drejtohem unë ty, jo më si kreu i organizatës kriminale që ke 12 vite që e drejton, por si Kryeministër i vendit tim që ke DETYRIMIN t’u shërbesh shqiptarëve pa as edhe një dallim!

Ke 12 vite që i detyron shqiptarët të emigrojnë, pasi nuk ofron asnjë shërbim dhe financim për fëmijët specialë…

Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi fëmijët po vriten në oborret e shkollave…

Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi shqiptarët po vdesin në dyert e spitaleve, sepse nuk kurojnë dot fëmijët dhe familjaret me sëmundje tumorale…

Ke 12 vite që i detyron të emigrojnë pasi i ke kthyer shkollat në biznesin e preferuar të shpërndarësve të drogës…

Më 11 MAJ, kjo do të marrë fund pasi shqiptarët nuk janë dele e as popull i dorës së dytë siç i trajton ti. Më 11 MAJ kjo histori do të marrë fund, pasi shqiptarët do të të tregojnë ty se jemi komb i ngritur mbi vlera dhe familja është thelbi i saj, e të gjithë bashkë do të punojmë e të bëjmë realitet atë thirrjen e dhimbshme të zonjës në fund:

Zoti ua bëftë rrugën e kthimit në atdhe më të lehtë…”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit