-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Copëtimi i Ukrainës? Klitschko: Zelensky nuk më pyeti, unë kam Kievin

Kryesoret

Në Ukrainë nuk ka vetëm luftë por edhe një konflikt politik brenda në distancë. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko u shpreh se Ukraina mund të detyrohet të bëjë lëshime territoriale si pjesë e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë. Por për këtë tha se vendos Zelensky dhe se vetë ai nuk është pyetur.

“Një nga opsionet është dorëzimi i një pjese të territorit. Nuk është një zgjidhje e drejtë. Por për hir të paqes, ndoshta si një zgjidhje e përkohshme, mund të merret në konsideratë. Qytetarët ukrainas nuk do ta pranojnë kurrë pushtimin rus si legjitim” tha ai.

Klitschko tha se ai ishte “përgjegjës për kryeqytetin e Ukrainës”, duke e përshkruar atë si “zemrën” e vendit të shkatërruar nga lufta.

Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar me të ndonjë detaj për një zgjidhje të mundshme, Klitschko u përgjigj troç: “Jo”. “Presidenti Zelensky e bën vetë. Nuk është funksioni im,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit