Ditën e sotme punonjësja e OSHEE-së, 37-vjeçarja me iniciale R.H.m ëshhtë goditur me sende të forta për shkak të detyrës.
Ajo ka shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari S.C., posedonte në rrugën “Artan Lenja” dhe ky i fundit e ka goditur me sende të forta. Si pasojë punonjësja e OSHEE-së ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale J.S., i cili ka ndihmuar autorinS.C., 38 vjeç që të largohej nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
Ndërkohë po vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkoi për të parë sahatin e dritave të lokalit, dhunohet punonjësja e OSHEE-së