Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e RTSH-së. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje mes disa kandidatëve.
Në raundin e parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, asnjë prej 5 kandidatëve nuk arriti të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH.
Vasili është zgjedhur në raundin e dytë ku u hodhën në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.