-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Qytetarët nuk duan tallava politike dhe fjalor të pistë

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vilëz. Këlliçi shprehet se qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike ose tundje pasaportash.

Ai thotë se qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik dhe Partia Demokratike është e vetmja alternativë me një program të qartë.

“Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…! Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash. Qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik, për përcaktimin e pagës minimale, për ndihmë konkrete në infrastrukturë, për rrugë, ujë e drita.

PD-ASHM është sot e vetmja alternativë me program të qartë, konkret dhe të realizueshëm për një Shqipëri dinjitoze, edhe në periferi.”, shprehet Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit