-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në librin e ngushëllimeve për Papa Françeskun: Bari i përulur, i gjallëruar nga dashuria dhe humanizmi social

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë. Kurti shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend si një bari i përulur, i gjallëruar nga dashuria, dhembshuria dhe humanizmi social.

Ai thotë se Papa e udhëhoqi kishën katolike me zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe me akte drejtësie e përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit. Gjithashtu Kurti shprehet se kujtimi i Papa Fraçeskut të jetë burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne.

“Me pikëllim të madh mësova për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, vetëm një ditë pas të dielës së Pashkëve – ditës së ringjalljes dhe shpresës për mbarë botën e krishterë.

Papa Françesku do të mbahet mend si një bari i përulur, i gjallëruar nga dashuria, dhembshuria dhe humanizmi social. Ai e udhëhoqi kishën katolike me zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe me akte drejtësie e përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe i përkushtimit shpirtëror.

Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne.”, shkruan Kurti te letra e ngushëllimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit