-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: Trajnime dhe programe të personalizuara për mësuesit

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mësuesit e shkollës “Ibrahim Brahja” në Sauk. Manastirliu tha se përmes ASCAP do të garantohen trajnime falas për mësuesit në të gjitha lëndët.

“Vetë Ministria e Arsimit, përmes ASCAP-it, është angazhuar që përmes universiteteve publike dhe trajnimeve nga pedagogë të universiteteve publike të realizojë programe të trajnimit apo të edukimit në vazhdim të mësuesve në të gjitha lëndët. Ndërkohë që përgatitemi edhe për vitin 2026–2027 për të zgjeruar trajnime edhe më të personalizuara,” u shpreh ajo.

Gjithashtu Manastrirliu u shpreh se do të rriten pagat për mësuesit si dhe do të ketë edh programe jashtëshkollore për edukikin e fëmijëve.

“Mbështetja për mësuesit, e cila u realizua në korrik të vitit 2024 me rritjen historike të pagave, do të vijojë. Do të kemi gjithashtu edhe një riorganizim tërësor të mësimit jashtëshkollor, sepse duam të përfshijmë edhe programe jashtëshkollore, në mënyrë që të lehtësojmë prindërit, por mbi të gjitha të kemi një garanci më shumë për edukimin e fëmijëve në këto programe,” u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit