Trajneri i ekipit të volejbollit të Skëndërbeut Orlando Koja, pas aksidentit që ndodhi në mesditën e sotme në Përrenjas, shprehet se autobusi i tyre u përplas dhe vajzat janë të lënduara.
Detaje të reja, si u përplas autobusi me vajzat e Skënderbeut
“Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që ccfarë të them. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha Koja për “Panorama Sport”.