-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha para deputetëve në Komisionin e Jashtëm: Nuk ka bllokim, procesi vijon normalisht

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë një seance në Komisionin për Punët e Jashtme, ai hodhi poshtë pretendimet për bllokimin e procesit dhe siguroi se ai po vijon normalisht.

“Këto pretendime për bllokim nuk qëndrojnë. Nuk ka veto, nuk ka bllokim. Procesi vijon normalisht”, tha Hoxha. Por kjo përgjigje e ministrit nuk i bindi dot deputetët e opozitës për të ndryshuar qëndrim.

“Vendet anëtare nuk miratuan raportin IBAR. Ne kemi ngelur në vend me integrimin. Mos të gënjejmë, mos të bëjmë demagogji. Procesi i integrimit ka hyrë në kalendat greke dhe nuk dihet kur do të dali”, u shpreh Tritan Shehu, deputet i PD.

Qëndrimet e Tritan Shehut, socialisti Taulant Balla i quajti si lajme false. “Ne sot kemi shënuar rekordin historik të hapjes së kapitujve. Fjala jote Tritan, mu duk si mbledhjet e bashkimeve profesionale kur dikush kishte flokët e gjata”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit