-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shtuna sjell rrebeshe dhe stuhi breshëri

Kryesoret

Parashikohet rënie e lehtë e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave.

Më të theksuara shirat do të jenë në skajin Verior-Verilindor duke bërë që reshjet të jenë në formë rrebeshi, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët, përjashtuar zonat Juglindore të cilat do të mbeten me rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kuçovës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit