Shërbimi fetar u drejtua nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, i cili gjatë homelisë së tij nderoi udhëheqjen e Papa Françeskut. Ai theksoi lidhjen e fortë të Papa Françeskut me popullin dhe ndjeshmërinë e tij atyre që kalonin në vështirësi.
“Ai mbante kontakt direkt me njerëzit, donte të ishte pranë të gjithëve, me një vëmendje të veçantë ndaj atyre në vështirësi. Ishte një Papë mes popullit, me një zemër të hapur ndaj të gjithëve. Ishte gjithashtu një Papë i kujdesshëm ndaj shenjave të kohës dhe se çfarë Shpirti i Shenjtë po zgjonte në Kishë”, tha Dekani Re.
Kjo thekson angazhimin e Papa Françeskut për tu afruar me besimtarët dhe për ti udhëhequr me një besim të thellë dhe një vëmendje të veçantë ndaj nevojave të kohës dhe frymës që po udhëheq Kishën.