-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qumështi me aflatoksinë i konsumuar në Vlorë, reagojnë dy shoqatat: Nuk ka çështje të hapura nga AKU

Kryesoret

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë reaguar me një deklaratë lidhur me një sasi të caktuar qumështi që rezultuan të kontaminuara me aflatoksinë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha sot se në Vlorë janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit. Gjithashtu theksoi se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat theksojnë se proceset e kontrollit të cilësisë janë të rregullta dhe ndërhyrjet bëhen menjëherë në rast se konstatohen probleme.

Gjithashtu, dy shoqatat theksojnë se nuk ka asnjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj ndonjë prej kompanive të përmendura në raportimet mediatike për kontaminimin me aflatoksinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit