-sidi education-spot_img
14.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali mesazh lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh lumturie për Papa Françeskun dhe ka kujtuar takimin me të në Vatikan.

Spiropali shprehet se ikja e Papa Françeskut është një pikëllim i madh për të gjithë, sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Ajo thekosi nevojën që bota ka sot për dëshmi autentike të jetës së krishterë.

“Takimi me Atin e Shenjtë në Vatikan ka qenë nga ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore.

Sa herë në jetë pamja jonë mbulohet me dyshime nga ato më të thjeshtat, deri tek ato më ekzistencialet, kërkojmë një përgjigje të saktë për dyshimet tona,;për mëdyshjet e udhës sonë njerëzore, politike, profesionale. Dhe përgjigjen shpeshherë e duam përmbyllëse, të plotë, të njëzëshme, që të mos kemi më nevojë për pyetje të tjera, që të mos humbasim më kohë!

Tek Ungjilli i Gjonit, Pjetri i drejtohet Krishtit: ’’Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme“.

Më ka lënë mbresë të jashtëzakonshme Papa Françesku me një përgjigje që na jep gjatë një predikimi të Tij në kremtimin e solemnitetit të ditës së “Gjithë Shenjëtorëve“ më 1 nëntor 2015, ku pohonte: “Fjala e Zotit të ringjallur na tregon udhën e vërtetë për të mbërritur tek lumnija e vërtetë, udha që na shpie drejt Qiellit. Është një ecje e tejet e vështirë e plot sakrifica e që duhet kuptuar pasi është kundër rrymës. Por, Zoti na thotë se kush shkon drejt kësaj udhe do të ketë lumturinë“!

E ndjej dhe e besoj fort se këto fjalë janë plot vlerë e të besueshme, pasi thuhen nga Papa Françesku që po këto fjalë, i ka jetuar gjatë gjithë jetës së Tij. Ndoshta bash këtu qëndron forca e jashtëzakonshme shpirtërore e këtij njeriu që po përcillet sot, sepse Ai nuk predikoi vetëm me fjalë por e jetoi Ungjillin në një botë të shpërqëndruar shpirtërisht.

I tha njerëzimit: Shih thelbin e jetës, jo dukjen.
Ishte një Bari’ i jashtëzakonshëm sepse ishte i besueshëm.

Ikja e tij është një pikëllim i madh për ne të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Bota, ne, njerëzia sot, ka nevojë për dëshmi, e Ati i Shenjtë, ishte një ndër dëshmitë unike të kohëve tona.

Jepi, o Hyj, pushimin e pasosur! E ndrittë Drita e pambarueme!”, thuhet në mesazhin e Spiropalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit