Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet spanjolle dhe portugeze pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në të gjithë Gadishullin Iberik.
Presidentja e Kmisionit Evropian, Ursula Von der Layen në platformën X rikonfirmon mbështetjen e Komisionit Evropian në monitorimin e situatës me autoritetet kombëtare dhe evropiane dhe Grupin tonë të Koordinimit të Energjisë Elektrike.
“Fola me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik. Ne do të koordinojmë përpjekjet dhe do të ndajmë informacion”, shkruan Ursula Von der Layen.
I spoke with @sanchezcastejon about the power outage in the Iberian Peninsula.
I reaffirmed the @EU_Commission‘s support in monitoring the situation with national and European authorities and our Electricity Coordination Group.
We will coordinate efforts and share information…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 28, 2025