Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi në rrjetin e tij social ka denoncuar gjendjen alarmante në njësinë 11 në Tiranë.
Këlliçi thotë se sistemi i ujit të pijshëm është i dëmtuar dhe si pasojë qytetarët i druhen përhapjes së sëmundjeve dhe epidemive. Ai shprehet se kjo është Tirana e vërtetë, shpërfillja absolute ndaj qytetarëve të saj.
“Gjendje alarmante në Njësinë 11.
Në Njësinë 11, sistemi i ujit të pijshëm është i dëmtuar; për rrjedhojë, qytetarët janë të alarmuar, pasi ky problem prodhon ndotjen e ujit. Për këtë shkak, banorët e zonës janë plotësisht të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe epidemive. Dhe me të drejtë ata shqetësohen, pasi askush nuk do t’ia dijë për ta, ndërkohë që shëndeti i tyre është në rrezik.
Nga ana tjetër, propaganda e paskrupullt e Edi Ramës premton futjen e Shqipërisë në BE dhe nuk do t’ia dijë për problemet reale të popullit shqiptar. Madje, vetëm guximi i tij mund të gënjejë aq pafytyrësisht dhe ta mohojë vazhdimisht një realitet të tillë.
Pamjet flasin vetë: kjo është Tirana e vërtetë, kjo është shpërfillja absolute ndaj qytetarëve të saj!
Dhe bëhet fjalë për elementët më bazikë, më jetikë.”, shprehet Këlliçi.