-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrata 6 milionë dollarë e PD në SHBA, Andi Mustafa: E ligjshme

Kryesoret

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafa në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.

“SHBA janë shteti që kanë shpikur lobimin, influencat institucionale që e kanë rregulluar atë në mënyrë ligjore dhe kur një kontratë me një palë përfituese nënshkruhet, ajo depozitohet në institucionet përkatëse dhe çdo gjë është publike. PD në strategjinë e saj prej disa kohësh që ne e kemi kërkuar më ngulm që të thyejë rrethimin ndërkombëtar në të cilën ka qenë e futur më një rëndësi të madhe të lidhjeve me miq të Shqipërisë kudo në botë tashmë ka hecur në një hap tjetër në pjesën e lobimit në SHBA, por kjo është një hap logjik pas rezolutave të CDI, pas daljes së Berishës në Berlin dhe pas gjithë kësaj çarje të këtij rrethimi është edhe lobimi në SHBA.

Ka pasur një dëshirë të këtyre individëve të fondacionit për të mbështetur kauzën e opozitës shqiptare sot në botë. Rëndësi ka që regjimi i Ramës është i tillë saqë ka bërë që shqiptarët në Amerikë të shkojnë më tej në angazhimin e tyre brenda kuadrit ligjor të SHBA. SHBA për një kohë të gjatë se ka pasur realitetin e asaj që ndodhte në Shqipëri. rasti i kësaj kontrate është lobim i drejtëpërdrejtë. Qëllimi është thyerja e rrethimi ndërkombëtar, që ka sot Shqipëria, informacionet që shkojnë sot në SHBA të jenë ato të duhurat që ata të marrin vendimet e duhura”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit