Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, por deri më tani uniformat blu nuk asnjë një autor të dyshuar.
Sipas mediave një prej kamerave të sigurisë pranë rrugës, ku u ekzekutua 58-vjeçari ka arritur të filmojë autorin, i cili për t’u kamufluar mbante një kapelë dhe fytyrën e kishte të mbuluar me shall.
Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit dhe pas vrasjes ka ndjekur po të njëjtën rrugë, e cila kalon pranë kodrës së Kuzum Babasë.