Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masat e sigurisë për dy personat që akuzohen për ndërtim të paligjshëm.
R.S., i dyshuar për ndërtimin e një hoteli pa leje në lagjen “18 Shtatori”, është caktuar në masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Ndërkohë A.D., ekspert, është caktuar në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për “Ekspertim të rremë”.
Gjithashtu Prokuroria ka sekuestruar një hotel në pronësi të shtetasit R.S., me sipërfaqe 247 m². Nga hetimet janë zbuluar se avarësisht vendimit të Bashkisë Gjirokastër për pezullimin e punimeve, R.S. ka vijuar me ndërtimin. Gjithashtu ai dyshohet se ka ndikuar tek eksperti A.D. për të justifikuar veprimet e tij me një akt të rremë ekspertimi.