Ditën e sotme një sulm izarelit ka ndodhur në Gazë. Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.
Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.









