Ditën e sotme një zyrë e katërt e Postës së Kosovës u hap në komunën e Leposaviçit, në veriun e vendit. Kurti tha se hapja e zyrës së re në pronën e rikthyer është ndërthyurje e ligjshmërisë dhe cilësisë.
“Ky është një lloj bashkëdyzimi i ligjshmërisë dhe cilësisë. Ata operatorët e palicencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës, ku përveç dërgesave të zakonshme të Postës, mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviçit”, tha Kurti.
Një nga pikat e Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill u sulmua me dy granata dore vetëm pak ditë pasi kjo pikë ishte hapur.
Hapja e zyrave të reja postare të menaxhuara nga autoritetet e Kosovës, vjen pas mbylljes së organeve të përkohshme komunale të cilat funksiononin sipas sistemit të Serbisë, mes tyre edhe posta e Serbisë në veri.