-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapen kamerat dhe telefonat/ SPAK furtunë tek shefat e komisariateve në Tiranë

Kryesoret

SPAK ka nisur hetimet për të zbardhur takimet e disa zyrtarëve policorë me të paraburgosurin për korrupsion, ish-shefin e qarkullimit në Tiranë, Roven Zeka. Hetimi ka përfshirë marrjen në pyetje të të paktën dy shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërkohë që është sekuestruar një pajisje telefonike dhe janë marrë deklaratat e personave përgjegjës për sigurinë në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, ku Zeka mbahej i paraburgosur.

SPAK ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi natyrën e takimeve të realizuara me të paraburgosurin dhe qëllimet e tyre. Për më tepër, një biznesmen është marrë në pyetje nga prokurorja Elida Kaçkini, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme për këtë rast. Zeka u arrestua për korrupsion dhe manipulimin e provave lidhur me një aksident rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit