Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi një takim me qytetarët e Tiranës në zonën e Xhamllikut. Lapaj ka kërkuar që me votën e tyre ta kthejnë 12 majin në ditën e shpresës.
“Nëse më 11 maj e reja dështon përballë atyre që i kanë bërë çdo të keqe këtij vendi për 34 vjet, data 12 maj do të jetë dita kur nga ky vend do të nisë ikja e madhe”, u shpreh ai.
Ai bëri thirrje për kurajë dhe pjesëmarrje aktive në votime.
“Nëse ju i jepni sërish këtë mesazh, ata do t’ju vjedhin më shumë, do t’ju rrahin më shumë. Sepse do të thonë: ‘U çuan djem e vajza me shkollë e me emër, por ky popull i la në baltë.’ Dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, paralajmëroi Lapaj.
“Ju lutem, mos e ktheni datën 12 maj në ditën e zhgënjimit të madh. Kthejeni në ditën e shpresës së madhe”, nënvizoi Lapaj.