-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Do kemi mbi 1 mijë vëzhgues që do filmojnë numërimin, vota nuk do vidhet

Kryesoret

Agron Shehaj i Partisë Mundësia gjatë takimit me qytetarët në Durrës u shpreh se mbi 1 mijë vëzhgues do të monitorojnë dhe filmojnë procesin e numërimit në çdo qendër. Shehaj tha se i gjithë procesi i numërimit do filmohet dhe nuk ka shans që vota e Partisë Mundësia të vidhet.

“Sot kanë një teori tjetër dhe do ta përdorin deri ditën e fundit: “Le t’i marrë Partia Mundësia ato 10% të votave, sepse ne do ua marrim ditën e numërimit”.

Ju e dini shumë mirë se këto janë gënjeshtra, sepse në procesin e numërimit nuk ka asnjë shans që votat e Partisë Mundësia të vidhen. Ne kemi mbi 1 mijë mbështetës të Partisë Mundësia, e kemi listën gati, që do monitorojnë gjithë procesin e numërimit. I gjithë procesi i numërimit do filmohet dhe nuk ka shans që vota e Partisë Mundësia të vidhet. Kjo është gënjeshtra e fundit para se të përballen me ndryshimin”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit