-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasësi i Ilaria Sulës tregon para prokurorëve: Kur transportoja trupin, ndalova bleva cigare dhe çakmak

Kryesoret

Detaje të reja vazhdojnë që të dalin në lidhje me vrasësin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare. Ilaria u vra nga ish i dashuri i saj Mark Samson, cili ndodhet në burg dhe ka pranuar krimin. Samson në letrën drejtuar prokurorëve të Romës ka shpjeguar versionin tjetër të vrasjes së Ilarias. Ai e ka goditur me thikë në apartamentin ku jetonte me prindërit e tij në rrugën Homs, në lagjen afrikanë të kryeqytetit Italian.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan 23-vjeçari në letër. Ai thotë se “I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat”.

“U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”., shtoi ai.

Në letër Samosn ndalet te mëngjesi idatës 26 dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.

“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një çakmak” tregon Samson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit