-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet pas 7 vitesh e vërteta/ E dashura me dashnorin vranë dhe varën Antonion

Kryesoret

Gjykata e Korçës me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen Kejsi Spaillari, 24 vjeç e cila akuzohet për vrasjen e ish të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje kjo e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë. Ajo sakaq është shpallur në kërkim nga blutë.

Përgjatë hetimeve, u provua se Kejsi Spaillari, së bashku me një person tjetër, Rexhep Vathi, janë implikuar në vrasjen e 18-vjeçarit Karafili, i cili u gjet i varur në pemë me një çarçaf.

Ngjarja fillimisht u regjistrua dhe u hetua si vetëvrasje, për të zbuluar më pas se ai ishte vrarë nga e dashura e tij e asokohe dhe u inskenua si një vetëvarje.

Nga indiciet dhe provat biologjike, ka rezultuar se Spaillari dhe Vathi kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin, e më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar kështu vetëvrasjen e tij.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spaillari kishte me viktimen dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spaillari emigroi ne Kanada, ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

Ndaj së resë rendon akuza e vrasjes me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Pas kësaj, Prokuroria e Korçës pritet të procedojë me urdhër-arrest ndërkombëtar për Kejsi Spaillarin, e cila ndodhet në Kanada dhe ka krijuar familjen e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit