Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 07:30, në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur Vidhas. Në ngjarje janë përfshirë një autoveturë dhe një autobus, ku si pasojë e përplasjes autobusi ka dalë jashtë rruge, ndërsa autovetura është dëmtuar pjesërisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të dëmtuarit për trajtim mjekësor në spital. Deri tani raportohet për disa persona të lënduar, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.