Zv.kryeministrja Belinda Balluku sot ka inspektuar punimet në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Balluku ka konfirmuar se me 8 maj do të jetë dita kur në pistën e aeroportit të Vlorës do të ulet avioni i parë.
“Kulla duket e përfunduar, por ka akoma skela. Edhe terminali duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, tha Balluku.
Ajo tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit të Vlorës, ku do të hapen 1200 vende pune.