Kryetari për Tiranën i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endrit Shabani, shprehu para banorëve të zonës ambicien për të siguruar 300 mijë vota në 11 Maj.
“Kur ata t’ju marrin në telefon dhe t’ju kërkojnë votën duke thënë se kanë hapur vende punë, atëherë nëse vërtetë kanë hapur vende pune, votojini.
Por nëse të rinjtë kanë ikur jashtë dhe këta kanë hapur vende pune veç në Gjermani, atëherë ka ardhur koha t’u japim një shans të rinjve.
Ndaj në 11 Maj votoni numrin 6 që të kemi 300 mijë vota në kuti. 300 mijë njerëz që thonë po Shqipëria bëhet dhe që e kanë thyer frikën”-tha Endrit Shabani.
Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, kërkoi në Xhamllik që shqiptarët ta kthejnë 12 majin në ditën e shpresës së madhe dhe jo të ikjes së madhe.