-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Kryesoret

Të dhënat tregojnë:

  • 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)

  • 70% e emigrantëve janë nën 34 vjeç

–  47% e emigrantëve ne 4 vitet e fundit kanë diploma universitare

  • 3,500 mjekë janë larguar vetëm për në Gjermani!

  • 91.4 % e studentëve planifikojnë të largohen pas diplomimit edhe te mos kthehen më.

  • Shqipëria  së bashku me 9 vende të tjera afrikane   renditet ne 10 vendet e para në botë,  me eksodin me te lartë te njerëzve të arsimuar .

Ndryshe nga valët e mëparshme të emigrimit qe  ishin te nxitura nga varfëria , eksodi i sotëm përfshin mendjet më të arsimuara dhe ambicioze të Shqipërisë: mjekë, inxhinierë, studiues dhe zhvillues softuerësh.

Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigrimit të njerëzve me arsim të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe 47% e emigrantëve të sotëm kanë një diplomë universitare.

Shqipëria, po përjeton jo vetem një kolaps historik demografik , por edhe një kolaps intelektual.

Vetëm në 5 vitet e fundit, mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar azil, leje pune ose qëndrim në BE, duke e zbrazur vendin si nga të rinjtë ashtu edhe nga ekspertiza.

Anketat tregojnë se kjo nuk është vetëm ikje ekonomike por eshtë një braktisje morale. Korrupsioni  është rrënjosur, normalizuar dhe shpesh lavdëruar . Meritokracia është një mit. Nepotizmi është rregull.

E pra Shqipëria me shumë se cdo gjë tjetër eksporton të rinj edhe njerëz të arsimuar. Cdo njeri prej tyre nuk është vetëm një person – është  përparimi i mundshëm, një e ardhme më e mirë, një zë që mund të kishte ndryshuar diçka.

Ndërsa qytetet janë shëndruar si dhomat e miqve në shtëpite tona  , ku bijtë e bijat vijnë si visitorë e numerohen si turistë , ku pagezimet janë  të rralla e funeralet  e shpeshta , akoma më mundon pyetja për kë do të votojne prindërit shqiptarë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit