Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali ka zhvilluar disa takime me qytetarët në Kavajë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Vorë.
Spiropali ka shprehur se Partia Socialiste mbështet drejtësinë e pavarur dhe gjithashtu ka synin që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Trashëgimia e kundërshtarëve tanë janë grabitja e zgjedhjeve në vitin 1996, kaosi në të cilën futën Shqipërinë në vitin 1997, jetët e humbura të qytetarëve dhe korrupsioni i Gërdecit dhe vrasjet shtetërore të protestuesve paqësorë në 21 janar.
Krimet që kanë bërë dhe dëmet që u kanë shkaktuar shqiptarëve i shpie “madhështorët” drejt shkrirjes së SPAK-ut, zhbërjes së reformës në drejtësi dhe mbajtjes së Shqipërisë jashtë Bashkimit Europian.
Trashëgimia jonë është zhvillimi e mirëqenia, shtet-formimi, drejtësia e pavarur dhe përkushtimi për qytetarët. Angazhimi ynë është punë e zhvillim, premtimet e tyre janë deti në Qerret, kos; perëndimi i diellit, pilaf.”, ka shprehur Spiropali.
Ajo ka nënvizuar se “Me objektivin tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, më shumë do të bëjmë për Kamzën dhe të gjitha bashkitë dhe komunitetet lokale të Shqipërisë.”