Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se kishin mbërritur nga diaspora 84783 vota. Në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilat janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe.
Gjithashtu mësohet se rreth 30 mijë të tjera janë ende në proces dhe sipas Celibashit ka kohë ende për dërgimin në afatin e duhur dhe kthimin e tyre sipas procedurave ligjore.