Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar për 1 majin, ditën ndërkombëatare të punëtorëve. Këlliçi u shpreh se në Shqipëri plagët janë ende të hapura.
Ai thotë se respekti, drejtësia dhe jeta njerëzore duhet të jenë themeli i së ardhmes së punës. Gjithashtu bën thirrje që të votojnë me 11 maj për dinjitetin.
Postimi i plotë:
Më 1 Maj, kujtojmë se dinjiteti nuk dhurohet, ai fitohet.
Nga lufta për ditën tetë-orëshe, te betejat për kushte të sigurta pune, çdo centimetër dinjitet është fituar me mund, guxim dhe qëndresë.
Në Shqipëri plagët janë ende të hapura. Vdekjet e punëtorëve në kantierë, në miniera, apo në vendin e punës nga plumbat qorr, na kujtojnë se shkelja e të drejtës për siguri dhe jetë vazhdon më shumë se kurrë. Pas çdo statistike fshihet një emër, një familje, një histori e ndërprerë padrejtësisht. Këto humbje nuk janë aksidente por pasojë e neglizhencës shtetërore, shfrytëzimit të pakontrolluar dhe dështimit të plotë të inspektorateve dhe institucioneve monitoruese.
Asnjë biznes që mbijeton duke paguar më pak se një pagë të denjë nuk ka të drejtë të ekzistojë. Qëndrueshmëria dhe fuqia e kombit varen nga mirëqenia e atyre që punojnë me duar apo me mendje.
Ndaj, sot, 10 ditë para votimit, angazhimi ynë është i qartë:
→ Pagë minimale 500 euro brenda 100 ditëve të para.
→ Pagë mesatare 1,200 euro gjatë mandatit.
→ Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët.
→ Pension minimal 200 euro për çdo të moshuar.
→ Bursa dhe ndihmë për familjet në nevojë, jetimët e studentët.
Nëse besoni se respekti, drejtësia dhe jeta njerëzore duhet të jenë themeli i së ardhmes së punës, më 11 maj votoni për dinjitetin.�Votoni numrin 1.