-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anila Denaj: PS merr 80 mandate

Kryesoret

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi në studion e “Debat” se qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste që, sipas saj, të mbyllet “një cikël shumëvjeçar tranzitimi”.

“Vetëm aksesi i financës, rregullave dhe ligjeve të Bashkimit Europian, mund ta mbyllë. Ne, me vetëm buxhetin tonë, nuk e bëjmë dot”, tha Denaj.

Në lidhje me projeksionin e mandateve në nivel kombëtar, ministrja u përgjigj: “Unë nuk bëj dot projeksione të sakta, por mendoj që kryeministri të gjithë listën e deputetëve i ka bërë për të marrë sa më shumë mandate”.

“Mënyra si jemi përfaqësuar si profile, është e tillë që po të punojmë të gjithë, marrim shumë më tepër mandate. Nëse do të nxjerrim të gjithë votuesit e PS, ne mund të marrim 80 mandate”, shtoi më tej Anila Denaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit