-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haziri: LVV-ja nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit

Kryesoret

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar se përse partia e tij Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.

Haziri tha se edhe pse nuk ka shkuar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin me Kurtin “nuk është refuzim i dialogut”.

“Nuk ka nevojë për takim për procedura”, është shprehur Haziri para gazetarëve.

“Nuk shkohet në takim për të drejtën e fituar. Partia e parë duhet të realizojë marrëveshje politike”, ka thënë ai.

“Po të ishte LDK-ja në këtë pozitë, ne para pesë javësh do ta kishim mbyllur” konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ka thënë Haziri.

Sipas tij, LVV-ja “nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit”.

“Të bësh takime sa për t’u takuar… LDK-ja kështu nuk funksionon. Ne shkojmë në takim vetëm kur duhet të kryhet punë”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit