Albin Kurti ka thirrur sot në takim Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi do të mbahet në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit. Ftesën e Kurtit e ka pranuar vetëm Krasniqi, ndërsa LDK-ja jo.
Krasniqi tha se do të shkojë në takim me shpresën se Kurti do të ndryshojë qëndrim në lidhje me propozimin e kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.