Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka renditur shkeljet sipas tij të kontratës së lobimit të PD-së në Amerikë. “Me një fjalë non grata qenka bërë me lobim nga Shqipëria dhe tani dalin 6 milionë dollarë për ta hequr. Opozita që kërkon votat në 11 Maj i ka rënë karta morale në tokë. Ne jemi e vetmja parti që në përputhje me ligjin e partive dhe kodin zgjedhor deklarojmë gjithçka në KQZ.
Lobimi është i ligjshëm por a e kuptoni se çfarë ka ndodhur me këtë 6 milionshin dhe sot Berisha tha se po pranojmë shërbimin tha, por ajo kontratë ka një klient, që është firmosur nga Flamur Noka dhe kompaninë në Amerikë dhe ajo që thonë shoqata patriotike në Amerikë që ka përfaqësues Nuredin Secin është garanti.
Nga pikëpamja ligjore nëse nuk paguan klienti garanti fundor është shoqata. Ligji thotë se të gjitha burimet të jenë të verifikueshme dhe auditueshme në KQZ. Absolutisht asnjë fondacion apo shoqata të huaja nuk regjistrohet. Mund të regjistrohet në Shqipëri dhe pastaj financon. Nëse nuk do të bëhet publike dhe të dalin kush janë financuesit e kësaj kontrate, kush i jep paratë. Seci është garanti. Ku i gjetët 6 milionë dollarë? Kjo nuk lejohet” tha ai.
E sulmoi edhe Elisa Spiropali. “PD dhe Sali Berisha ka një konflikt të thellë moral sepse për të pastruar vulën dhe njollën që nuk ia kemi vënë ne, por SHBA dhe Britania ka nxjerrë nga nuk e di si, prej ku dhe me cfarë mekanizmash 6 milionë dollarë, por të bërë pis Shqipërinë sepse është pjesë e një kontrate që nuk e dimë për cfarë do të shërbejë, ashtu si në Valencia që shkoi për të nxirë Shqipërinë në mënyrë më të pacipë të mundshme ta shpallësh Shqipërinë vend kriminel dhe narkoshtet” tha ajo.