Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për R.O., i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ai në 25 nëntor të 2024 ka ngacmuar të miturin A.Gj, i cili ka kallëzuar në polici. I mituri ka treguar se edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora. Më pas situata ka ndryshuar pasi babai i të miturit ka mbërritur në vendngjarje.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.
I mituri ka treguar se ai përdorte fjalor jo të përshatshëm dhe ka kuptuar se donte që të kryente marrëdhënie intime pa dëshirën e tij.